Secondary Adv

Është ndërtuar mirë apo keq në Shqipëri?

Pa diskutim që në këto 30 vite është ndërtuar tmerrësisht keq ,si në aspektin urbanistik ashtu edhe në atë teknik. Është e ditur tashmë që Shqipëria dhe veçanërisht Durrësi është një zonë me rrezikshmeri të lartë sizmike dhe duke pasur këtë gjë në konsideratë, objektet e ndërtuara në Durrës duhet t’i kishin përballuar me sukses lëkundjet e tërmetit me magnitudë 6.4.

 

Por Durrësi është shkatërruar tërësisht, dhe me shkatërrim nuk do të thotë vetëm objektet që janë klasifikuar si të pa banueshme, po edhe objektet të cilat kanë pësuar dëme në muraturë. Aktualisht, të gjitha banesat në qytetin e Durresit kanë pësuar dëmtime, dikush më pak dhe dikush më shumë. Nëse do të ishin rrespektuar parametrat teknikë të cilat kushtëzojnë  cilësinë e ndërtimit duke marrë parasysh rrezikshmërinë sizmike të zonës, atëherë nuk do të kishim kaq shumë dëme, të cilat nga ekspertiza përllogariten me qindra milion euro.

 

Në aspektin urbanistik, të gjithë e kemi ditur gjithmonë që Durrësi është ndërtuar në mënyrën më të çorganizuar të mundshme, duke zaptuar madje edhe rërën dhe rrezikuar gjithashtu turizmin. Për shkak të ndërtimeve të çrregullta, pa organizim dhe me dendësi të lartë, Durrësi e ka humbur bukurinë e tij. Shumë opinioniste mburren me cilësinë e ndërtimeve në Tiranë duke thënë se tërmeti nuk shkaktoi shumë dëme dhe pallatet i rezistuan me sukses, por e vërteta është që në Tiranë, lëkundjet e termetit u ndjenë me nje magnitudë më të ulët, dhe pavarësisht kësaj, pati mjaft dëme sidomos në zonat e Astirit, Freskut dhe Kombinatit. Kjo dëshmon që ndërtimet në ato zona nuk kanë qenë me parametrat e duhur, ndoshta kjo edhe për shkak të çmimit të ulet të shitjes së këtyre banesave, si pasojë dhe investimet kanë qenë më të ulëta.

 

Nëse do të thonim që në Shqipëri është ndërtuar mirë, atëherë do të duhet të kishim përdorur beton të nje marke më të lartë, tulla të një cilësie më të lartë, projekte që do të merrnin në konsideratë dhe terrenin ku po ndërtoheshin,do të ishin përdorur breza sizmikë, do të ishte dashur të kishin themele më të thella etj.


Më të lexuarat